Tre nxënës të shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo pasi janë therur me thikë nga tre persona të tjerë brenda shkollës.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, gazetarja Rejhane Selimi, tha se njëri nga nxënësit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre, njofton Klan Kosova.