Kërkesë për ndihmë nga një familje shqiptare.
Vogëlushi vetëm 5 muajsh e gjysmë i quajtur Unik, është i sëmurë.
Fillimisht ai u shtrua në spital në Prishtinë por më pas prindërit u detyruan ta dërgojnë në spitalin Tirsova në Beograd ku i kërkojnë 300 euro për një natë qendrimi.
Familja e ka të pamundur të përballojë shpenzimet ndaj u bën thirrje gjithë shqiptarëve, që t’i ndihmojnë me aq sa të kenë mundësi.
MESAZHI I FAMILJARËVE:
Kemi nevoj per ndihmen tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjymë ) tash e 3 muaj është i sëmur,ku tash e 2.5 muaj është i shtrir në Spitalin Tirsova të Beogradit.
Mjekimi i tij filloj njeherë në QKUK-intenzivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyru me marr rrugë jasht vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dergu dikun në Europ ishim të detyruar ta dergojm në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhan rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirsim e sipër mirpo me hapa shumë të ngadalshëm.
Deri tash, bashk me ndihmën e Familjarve, miqve e dashamirve ja kemi dal disi ti mbulojm kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intenzivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqsisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kerkojm ndihm te të gjithë populli.
Ju lusim që sado që t’keni mundsi të na ndihmoni që ta shërojm Unikun e vogel sepse kemi nevoj per përkrahje financiare dhe lutjet e juaja.
Allahu ju shpërbleft me Respekt:
Prindërit e Unikut
Valmir dhe Valdrina Statovci
dhe gjithë Familja Statovci
Valmir Statovci
BKT
Nr i Xhirollogaris : 1901573890321122
Iban : XK051901573890321122
SËIFT CODE: NCBAXKPR