back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeÇitaku: Asnjëherë në Kongresin Amerikan s’kishte emocione e lot si sot kur...

Çitaku: Asnjëherë në Kongresin Amerikan s’kishte emocione e lot si sot kur foli Vasfija

Të ngjajshme

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një...

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shkruar pas dëshmisë që të Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit Amerikan, si viktimë e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se asnjëherë nuk ka parë emocione gjatë seancave të kongresit sikurse sot.

Ajo e ka quajtur Vasfijen heroinë, e cila është njëra ndër viktimat e para të dhunës seksuale të luftës që doli publikisht për të rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi në luftë.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz