back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportVëllezërit Krasniqi boksojnë brenda një jave!

Vëllezërit Krasniqi boksojnë brenda një jave!

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Haxhi Krasniqi dhe Qëndrim Krasniqi do të boksojnë brenda një jave. Vëllai i vogël bokson këtë të shtunë, kurse kampioni evropian do të zbresë në ring fundjavën e ardhshme. Pra, muaji maj do të jetë muaji i boksit për familjen junikase.

Vëllezërit Krasniqi janë duke i bërë përgatitjet e fundit para sfidave të ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Të dy do të boksojnë në pjesën e parë të majit, i cili do të jetë një muaj i rëndësishëm për familjen junikase.

Vëllai i Haxhi Krasniqit, Qëndrimi do të zbresë në ring këtë fundjavë, në kërkim të sukseseve në karrierë, për t’i ndjekur hapat e vëllait të tij të madh.

Kurse, kampioni evropian do ta ketë sfidën e ardhshme fundjavën tjetër, kur do të përballet me boksierin gjerman, Stefan Hartel.

Dhe, Haxhiu e ka motivuar vëllain e tij para këtij dueli, duke i uruar atij fitore, për ta kompletuar më pas një sukses familjar me një fitore të tij më 11 maj.

“Vellai im, @qendrim.krasniqiii, ngjitet ne ring kete te Shtune, vetem 1 jave para meje! Te uroj shume fat dhe fitore te bindeshme vella dhe si gjithmone me shpirt dhe me zemer afer teje”, ka shkruar Krasniqi në Instagram.

Familja Krasniqi ka sjell gjithmonë boksierë të mëdhenj.

Kushëriri i tyre, Luan Krasniqi ishte po ashtu boksier i njohur shqiptar, i cili në kohën e tij i bënte krenarë krejt shqiptarët. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz