back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBanorët e këtij fshati paralajmrojnë Komunën e Drenasit: Nuk do të rrimë...

Banorët e këtij fshati paralajmrojnë Komunën e Drenasit: Nuk do të rrimë duarkryq, do ta mbrojmë pronën tonë!

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Pas takimeve që ka mbajtur, me datën 15.04.2019, Komuna e Drenasit i është drejtuar me kërkesë për informacion në lidhje me ngastrat kadastrale të ndërmarrjes së Ferronikelit në Drenas, të lagjes Morina dhe Makolli nga Çikatova e Vjetër, tek Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) në Zyrën Ligjore të këtij institucioni.

Pas dërgimit të kërkesës për informacione nga Komuna e Drenasit lidhur me ngastrat kadastrale të lagjes Morina dhe Makolli, Agjencia Kosovare e Privatizimit me datën 19.04.2019 ka kthyer përgjigje lidhur me këtë shqetësim.

Sipas komunës së Drenasit, AKP-ja në përgjigjen e tyre, ka sqaruar se me datën 15.06.2006, me vendim të Bordit të Agjencisë ka shkuar në procedurë të likuidimit, dhe në pajtim me nenin 43.3 të Rregullores së UNMIK-ut, çdo person i cili ka pasur pretendime për ndonjë të drejtë apo çfarëdo kërkese ndaj kësaj ndërmarrje, ka pas të drejtë të paraqesë atë në procedurë të likuidimit deri më 26.09.2006. Ndërsa nëse nuk paraqitet një kërkesë e tillë, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ndarjen e fondeve të fituara nga likuidimit. Kundër vendimeve të autoritetit të likuidimit palët e pakënaqura kanë pasur të drejt ankese në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Me këtë informatë zyrtare, janë njoftuar banorët e lagjes Morina dhe Makolli të fshatit Çikatovë e Vjetër, ndërmarrja e NEWCO “Ferronikelit”, Stacioni Policor në Drenas, Gjykata Themelore në Prishtinë dega në Drenas si dhe Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronë në Komunën e Drenasit.

Kanë reaguar edhe banorët e fshatit Çikatovē e Vjetër, të cilët janë të pakënaqur me këtë njoftim të komunës së Drenasit.

“Me njoftimin të ditës së djeshme, të dates 26.04.2019 nga Komuna e Drenasit, gjoja se ka për obligim të njoftoj banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër, përkatësisht lagjeve Morina e Makolli, në lidhje me pronat për privatizim, po e dëshmon edhe një herë se Komuna e Dranasit, nuk është në shërbim të qytatarëve përkatësisht fshatit Çikatovë e Vjetër, por në shërbim të interesave të caktuara të individëve dhe kompanive të caktuara në Drenas! Ne si bashkëfshatar dhe si fshat, nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do të ndërmarrim hapa konkret për të mbrojtur interesin kolektiv të fshatit tonë, përkatësisht do të mbrojmë pronen tona të trashëguara brez pas brezi”, ka shkruar një banor i këtij fshati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz