BallinaLajmeHashim Thaçi bën që të përplasen ashpër deputetët ndërmjet vete

Hashim Thaçi bën që të përplasen ashpër deputetët ndërmjet vete

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Raportimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e Gylenistëve, ka bërë që të përplasen deputetët ndërmjet vete.

Ishte fillimisht deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ai i cili e ka kundërshtuar deklaratat e deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla në lidhje me ekspertin e angazhuar.

“Nuk kemi shumë informata për ekspertin ndërkombëtar nuk kemi interpetim të asnjë zyreje ligjore”, tha Nitaj, raporton Gazeta Blic.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla.

“S’është e vërtetë çka tha Nitaj, kemi kontaktuar me Zyrën ligjore të Sekretarisë së Kuvendit”, tha ai.

Pas kësaj, ka reaguar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

“Ju Xhelal Svecla e angazhuat ekspertin, e nuk e dime se kush është, e dimë që ka punuar në zyrën e Avokatit të Popullit, e as s’e dijmë a punon për agjenci të huaja a shërbim inteligjent”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, presidenti i vendit, Hashim Thaçi para anëtarëve të Komisionit të përkohshëm hetimor parlamentar për çështjen e dëbimit të shtetasve turq, ka theksuar se ai është i gatshëm që deri në mëngjes t’u përgjigjet deputetëve, por tha se e ka një kusht, raporton Gazeta Blic.

“Jam i gatshëm që deri në mëngjes të ju përgjigjem, por jo pa e ditur kush është eksperti dhe a është kërku interpretim ligjor për angazhimin e tij”, ka theksuar Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz