BallinaLajmeIshte shok dhome me Hashim Thaçin/ Berisha flet për vrasjen në Tiranë...

Ishte shok dhome me Hashim Thaçin/ Berisha flet për vrasjen në Tiranë të gazetarit kosovar

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Gjatë intervistës për gazetën “Bota Sot”, ish kryeministri Sali Berisha, përveç temave të aktualitetit, kryesisht marrëveshja Kosovë-Serbi, ka folur edhe për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

I pyetur se, “Çfarë dini për rastin e vrasjes së gazetarit, Ali Uka, i cili në kohën kur u vra ishte shok dhome i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi?”, Berisha është shprehur se kjo ka qenë një vrasje politike.

“Një vrasje shumë tragjike. Ai u vra në mos gaboj në korrik ose qershor, 1997. Është e vërtetë se thuhej që flinte në dhomë me Hashim Thaçin. Di që u hap një proces gjyqësor i cili shkoi deri në Gjykatën e Apelit, dhe nuk kam të dhëna se kush e ekzekutoi. Por, e sigurt është se ajo ishte një vrasje politike. I ati erdhi njëherë u interesua por më nuk erdhi. Por, askush nuk e ka kërkuar dosjen Nuk e di se a është thirrur Hashim Thaçi nga organet e drejtësisë për t`u interesuar për këtë rast”, u shpreh ish-kryeministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz