Ministri Valdrin Lluka është përfshirë në diskutimet mbi rritjen e cmimit të energjisë elektrike pas ndërtimit të termocentralit të ri.
Ministri i quan të gjitha parashikimet e shoqërisë civile për rritje cmimesh spekulime, duke theksuar se ende nuk dihet kosto finale e projektit dhe kosto e ndërtimit, që edhe do të përcaktonin ndryshimet e mundshme tarifore të energjise.
‘Cdo gjë që flasim rreth cmimit të energjisë, të gjitha janë spekulime. Cfarëdo kosto financiare është spekulim. Asgjë nuk dihet.
Për të kuptuar cmimin e energjisë elektrike, duhet të dijmë cmimin e ndërtimit të termocentralit dhe koston financiare të projektit. Asnjëra nga këto nuk dihen ende’, tha Lluka gjatë interpelancës paralamentare.
Lluka informoi se kosto e projektit është në vlerësim e sipër.
‘Sot që po flasim, ekspertët janë duke i vlerësuar dy ofertat e pranuara. Shumë shpejt do të kemi një raport, që kërkon edhe aprovimin e komitetit drejtues’, tha Lluka. Me raporte dhe analiza jo-konsistente, shoqëria civile ka prezantuar supozime të ndryshme për rritje cmimesh të energjisë elektrike pas ndërtimit të termocentralit./gazetametro.net