Shpend Ahmeti, tash lider i PSD-së dhe dikur njëri i afërt me Albin Kurtin, liderin e VV-së, vazhdon të jetë i interesuar për atë se çfarë thotë ish shefi i tij.
Edhe pse në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpendi ka gjetur kohë që ta përcjellë Kurti gjatë paraqitjes në T7, shkruan Ballkani.info.

E për ish mikun e tij, Kurti pati kritika se si po e qeverisë kryeqytetin.
“Kur e ka shkarkuar Arben Vitisë, e kam kuptuar se kah po shkon ai. Prishtina është braktisur, sepse përqëndrimi i tij është tek delegacioni i shtetëror dhe i cili po duket është i parëndësishëm”, ka thënë Kurti. /Ballkani.info/