BallinaLajmeEKSKLUZIVE: Shqipëria i goditi caqet serbe në Koshare me tanke dhe topa...

EKSKLUZIVE: Shqipëria i goditi caqet serbe në Koshare me tanke dhe topa të mëdhenj (DOKUMENT)

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Për luftën në Koshare është folur shumë gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, duke u munduar të heroizohen individë, u thanë shumë gjysmë të vërteta.

Ajo që nuk u tha nga askush ishte se luftën në Koshare nuk e bënë vetëm ushtarët e UÇK-së, por edhe topat dhe tanket e ushtrisë së Shqipërisë.

Ballkani.info ka siguruar një dokument ekskluziv të ushtrisë serbe, të klasifikuar si “Tepër Sekret – Urgjent”, i cili mban datën 23 prill 1999, të nënshkruar nga gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të ish Armatës Jugosllave, ku ndër të tjera raporton se në Koshare janë goditur caqet serbe edhe nga topa të kalibrit të madh dhe nga tri tanke të Shqipërisë.

Beteja e Koshares ishte zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” dhe është njëra prej betejave më të përgjakshmet dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill ishte jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz