BallinaRegjionaleTentuan ta vrisnin me thikë në qendër të Vushtrrisë, arretohen dy persona

Tentuan ta vrisnin me thikë në qendër të Vushtrrisë, arretohen dy persona

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Në orët e pasdites së djeshme Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri ’ në Vushtrri,  ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje të çastit ndërmjet të përfshirëve në rast, nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduar ka mbetur viktima m/sh/kosovar, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Vushtrrisë”, tha policia, transmetom Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar një thikë.

Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz