Sot ju dha lamtumira e fundit 27 vjeçarit Visar Behramit, i cili u gjet i vdekur dje pas shembjes së hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.
Famija Behrami ka vendosur t’ia fal gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre, pavarësisht se familjarët e tij kanë thënë se, Behrami ka qënë duke punuar pa kontratë pune, dhe pa sigurim.
Kështu tha sot, Azemine Behrami, nëna e Visar Behramit, punëtorit që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë ka treguar momentin e fundit të ndarjes me djalin e saj.
“10 euro në ditë ishte mëditja që tashmë i ndjeri Visar Behramaj merrte për punën fizike që bënte në kompani, djali punonte pa kontratë dhe pa sigurim shëndetësor”, ka thënë nena e tij.
Hoteli i cili u shemb pasditen e djeshme, si pasojë e të cilës vdiq një 27 vjeçar, del të jetë pronë e kryezotit mistershëm të Veriut, Ismet Osmanit, i njohur me nofkën ‘’Curri’’.
Visar Behrami nga Mitrovica humbi jetën nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit ‘Adriatiku’ në Mitrovicë.