BallinaRegjionaleLajm i fundit/ Vrasja dhe djegia në Skenderaj, Apeli merr këtë vendim...

Lajm i fundit/ Vrasja dhe djegia në Skenderaj, Apeli merr këtë vendim ndaj të dyshuarve

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Ditë më parë në Prekaz të Skënderajt u vra Ilir Zeqiri, i cili më pas u dogj në veturën e tij.

Ndaj të dy të dyshuarve ishte caktuar një muaj paraburgim ndërkaq që avokatët mbrojtës të tyre kishin parashtruar ankesë lidhur me këtë vendim, raporton lajmi.net.

Mirëpo të njëjtën sot e ka rrëzuar Gjykata e Apelit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Këta të dy, po dyshohen nga ana e prokurorisë, se bashkë kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 par.1, pika1.4 e 1.6 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe secili veç e veç  po ashtu, veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” nga neni 374 par.1 i të njëjtit ligj”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit konkludon se Gjykata Themelore në Mitrovicë, në aktvendimin e datës 13.04.2019, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve, konform dispozitës së nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz