Nesër do të mbahet Kuvendi Zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës – dega në Skenderaj, ku tashmë ka filluar fushata ndërmjet delegatëve, të cilët pretendojnë të bëhen pjesë e Këshillit të PDK-së në Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Ndërsa i vetmi kandidat për Kryetar të PDK-së në Skenderaj është Sami Lushtaku.
Kështu gjatë ditës së nesërme pritet që PDK në Skenderaj të zgjedh strukturat e reja të kësaj partie./DRENICA PRESS/