back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSBASHK-u nuk heq dorë: S’do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë...

SBASHK-u nuk heq dorë: S’do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

Të ngjajshme

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Sindikata e Arsimit njofton se përkundër disa ‘kërcënimeve’ të disa drejtorëve të Drejtorive të Arsimit mësimi nuk do të mbahet as të shtunave e as kur është ditë feste.

“SBASHK-u gëzon respekt edhe në Kosovë dhe jo vetëm nga shumica absolute e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata. Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit të kësaj sindikate, pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve  duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se  nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve, psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë  në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.

“Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë me shantazhe, shpifje dhe deklarata plot gënjeshtra  është  presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin mes dy palëve. Të kërkohet të punohet të shtunave, pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë. Drejtorë kujdes se këto janë shkelje shumë të rënda”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz