BallinaLajmeKomuna e Skënderajt fillon aksionin për pastrimin e qytetit

Komuna e Skënderajt fillon aksionin për pastrimin e qytetit

Të ngjajshme

Njohja e dokumenteve serbe, Rama: Mbështesim koordinimin e Kosovës me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve...

Elijona ndryshon “look”, detaji që mori vëmendje (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë...

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e...

Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, që mbahet më 22 prill, Komuna e Skenderajt do të zhvillojë aktivitete për pastrimin e qytetit.

Me këtë rast, Komuna e Skenderajt ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni për pastrimin e qytetit.

Aksioni nis në ora 10:00 dhe takimi do të bëhet tek objekti i Komunës ku do të vazhdohet në disa rrugë dhe lagje.

Fillimisht do të bëhet mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ në qytet, pastaj do të bëhet pastrimi i sheshit “Adem Jashari”, më pas do të kalohet në rrugët “28 Nëntori”, “Ilaz Kodra”, “18 Qershori” dhe rruga “Sala dhe Hamit Jashari”.

Po ashtu, do të pastrohen nga kompania përgjegjëse edhe parqet “Idriz Rreci”, “Shaban Polluzha” dhe Parku Amerikan i Lirisë.

Gjatë ditës së sotme do të mbahen edhe ligjërata dhe pastrim i parqeve në shkollat fillore dhe të mesme nga nxënësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz