Së shpejti Komuna e Vushtrrisë pritet të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë franceze AkouEnergy për energji të ripërtritshme, shkruan Kosova Post.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Xhafer Tahiri, i cili përmes një postimi ka njoftuar se vizita e tij në Franca do t’i sjell Vushtrisë dhe Kosovës projektin më të madh në Ballkan, përmes së cilës synohet të prodhohet rreth 100 MegaWat energji elektrike nga era.
Siç thuhet përmes këtij postimi vlera e këtij investimi do të kushtoj mbi 100 milion euro ndërsa kryetari Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve që të ken durim deri në finalizimin e projektit pasi ai kërkon kohë.
Ky është postimi i plotë i kryetarit Tahiri
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Këto ditë jam në Francë ku po vizitoj kompaninë AkouEnergy e cila ka përgatitur projektin më të madh në Ballkan për energji të ripërtritshme Cicavica Wind Farm. Nga ky projekt përfituese më e madhe është Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhoj rreth 100 Mega Wat energji elektrike nga era, mbi 100 milion euro është vlera e investimit. Komuna jonë po ashtu përfiton nga projektet tjera përcjellëse të këtij projekti.
Së shpejti do të nënshkuajmë MOU në Vushtrri, ndëra si çdo projekt i madh, edhe ky projekt e don kohën e duhur për tu realizuar. Ditë të mira po vijnë. #qytetiqeduam, ka shkruar Tahiri në profilin e tij zyrtarë në facebook.
Ndryshe, Komuna e Vushtrrisë para një jave ka filluar ndërtimin e Zonës Ekonomike, si njëra ndër zonat më të mëdha në vend. /KosovaPost.