back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeXhavit Haliti: Në Koshare po del se nuk ka pasur ushtarë, por...

Xhavit Haliti: Në Koshare po del se nuk ka pasur ushtarë, por vetëm komandantë

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Beteja e Koshares ka qenë marrëveshja më e mirë që kanë arritur dy palët kundërthënëse që ekzistonin ndër shqiptarët në luftën e Kosovës.

Haliti, në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja e tij ka qenë që më mirë të luftohet në kufi me Serbinë në mënyrë që të ndalen furnizimet me armë dhe ushtarë për serbët se në Koshare ku ishte kufiri shqiptaro-shqiptar.

“Ahmet Krasniqi ka pasur ide që të bëhet sulm dhe të çlirohet një pjesë e Kosovës dhe atje të vendoset shtabi i përgjithshëm i ushtrisë. Mësimet e tij kanë qenë mësimet e një ushtrie të rregullt me komandë dhe struktura ushtarake, shtetërore, qeverisëse, por nuk kanë qenë të atij niveli kur bëhej fjalë për Kosovën”.

Nënkryetari i Kuvendit thotë se ka pasur informacion për Kosharen, por vet personalisht asnjëherë nuk ka qenë atje.

“Kam pasur informacion se po dëshirojnë ta fillojnë betejën në Koshare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti thotë se kur kanë bërë marrëveshje për fillimin e Betejës së Kosharës, pjesëtarët e UÇK-së me protagonistët që ai thotë se nuk e di a kanë qenë ushtarë apo komandantë.

“Nuk e di si kanë qenë të organizuar ata

[pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut)]

, sepse shumë herë po dëgjoj se askush nuk po del ushtarë por të gjithë komandantë. Nuk ka qenë ashtu”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz