BallinaLajmeJa çfarë moti do të ketë nesër dhe ditëve në vazhdim

Ja çfarë moti do të ketë nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Nga verilindja e Kontinentit po afrohen vranësira të cilat gjatë natës do të përfshijnë Republikën e Kosovës duke kushtëzuar edhe reshje lokale shiu. Reshjet e shiut herë pas here dhe vende-vende do të jenë prezente edhe nesër në mëngjes dhe paradite. Edhe pasdite priten reshje apo riga të lokalizara shiu të përcjellura edhe me erëra veriore dhe veriperëndimore.

Në Shqipëri nesër mot i ndryshueshëm, vende -vende me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në jug dhe juglindje të vendit priten rrebeshe lokale shiu të përcjellura me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut nesër mot i ndryshueshëm dhe me mundësi për riga lokale shiu.

Të Premtën në tërë rajonit mor me intervale të gjata kohore me diell por edhe me zhvillim vranësirash. Reshjet atmosferike nuk priten më për shkak të shtrirjes së masave të thata anticiklonike mbi rajonin tonë.

Gjatë fundjavës pritet ngritje graduale e temperaturave por do të kemi edhe vranësira kalimtare, sidoqoftë do të kemi mot më stabil dhe më të nxehtë./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz