BallinaLajmeVdekjet e tre pacientëve në QKUK: Mostrat e gazit oksidul dërgohen në...

Vdekjet e tre pacientëve në QKUK: Mostrat e gazit oksidul dërgohen në Gjermani për ekspertizë

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Ende nuk është zbardhur rasti i tre vdekjeve të dyshimta e që kanë ndodhur në sallat e operacionit në QKUK gjatë shtatorit të vitit 2017. Hetuesia kosovare ende nuk ka arritur që t’i zbardhë rrethanat e këtyre vdekjeve të pacientëve. Mostrat e gazit tashmë janë dërguar në Gjermani si dhe së shpejti pritet që të dalin rezultatet.

Gentiana HASANI

Tre persona që po operoheshin në shtator të vitit 2017 kishin vdekur në sallat e operacionit të QKUK’së. Arsyet që çuan deri te vdekjet e këtyre personave mbeten ende të paqarta. Ndonëse kanë  kaluar gati dy vite që prej kur kanë ndodhur këto vdekje, organet e hetuesisë kosovare nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi këtë rast.

Nga prokuroria e shtetit po deklarojnë se rasti është nën hetime si dhe duhen bërë ekspertiza jashtë shtetit për këtë punë.

Analizat e gazit oksidul i cili ishte përdorur gjatë operacionit janë dërguar për në Gjermani para një muaji nga ana e prokurorisë. Ato pritet që së shpejti t’i kthehen Kosovës.

Kështu ka konfirmuar të mërkurën për Gazetën Express, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ymër Beka. Ai thotë se gjatë javëve në vazhdim, kjo ekspertizë do të kthehet në Kosovë me rezultate.

“Mund të ju konfirmojë se rastin ende jemi duke e hetuar. E reja është që ekspertizën me analizat e Gazit Oksidul e kemi dërguar për në Gjermani për analizë. Po presim që gjatë ditëve në vazhdim t’i kemi rezultatet e nevojshme”, ka deklaruar Beka për Express.

Por  Beka deklaroi se në bazë të informacioneve të deritanishme që prokuroria e shtetit i posedon, ende nuk ka asnjë informatë se çka çoi në vdekjen e këtyre tre pacientëve që ndërruan jetë në sallat e operimit të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai tha se po priten ekspertizat të ndryshme laboratorike, si brenda ashtu dhe jashtë vendit që janë dërguar për këtë punë.

E ndërkohë lidhur me këtë rast Naser Guri, pronar i kompanisë “Bubeari”, është mbajtur në paraburgim pasi është dyshuar që shkaktar i vdekjeve ka qenë gazi oksidul i prodhuar pa licencë, e me të cilin është furnizuar QKUK-ja.

Anëtarë të Bordit të QKUK-së e kanë cilësuar këtë rast si misterioz, derisa kanë treguar se kanë ndërruar kompaninë e cila e furnizon QKUK-në me gaz. Ndërsa anëtarë të Komisionit për Shëndetësi kanë thënë se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

Kujtojmë se tre persona që po operoheshin gjatë fillimit të shtatorit të vitit të kaluar kishin vdekur në sallat e operacionit të QKUK’së. Arsyet e humbjes së jetës së këtyre personave ende janë të paqarta./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz