BallinaLajmeAbdixhiku-Qeverisë: Mos u shitni francuza! Franca nuk ka nevojë për paratë tona,...

Abdixhiku-Qeverisë: Mos u shitni francuza! Franca nuk ka nevojë për paratë tona, këto dy vajza kanë nevojë për to

Të ngjajshme

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kqa reaguar ndaj ndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria e kosovës për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris e cila para dy ditësh u kaplua nga flakët, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku tha se Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë, tha ai.

“Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë”, tha ai.

Sipas tij, për para kanë nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej.

“Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz”:përfundon shkrimin e tij ai./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz