BallinaLajmeKush ka qenë te 'Burdushi'? - Flet fallxhori i njohur: Edhe ti...

Kush ka qenë te ‘Burdushi’? – Flet fallxhori i njohur: Edhe ti Dardan i ki ‘hajmalitë’ në shtëpi

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, së fundmi është bërë pjesë e akuzave të deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt ndaj deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës.

Mbrëmë në Interaktiv, Molliqaj ka pretenduar se Konjufca ka shkuar te ‘Burdushi’ për të kërkuar zgjidhje për problemet e tij.

“E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?” Një person që mban përgjegjësi publike, nëse zgjidhjet e problemeve që vijnë në jetë i adreson te njerëzit të diskredituar që qesin fall, është shumë problematike”, ka thënë Molliqaj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ‘Burdushit’. Hyrri Peqani ka pretenduar se deputeti i VV-së ka qenë te ai. Por ‘Burdushi’ ka thënë se edhe Molliqaj i ka ‘hajmalitë’ në shtëpi, shkruan Insajderi.

“Qudi si ka drejt ky molliq, me folë emer tim .po qka pot intereson ty se kush vjen te un ..eshtë etike per askend nuk tregohet se kush vjen te unë .ok edhe mos harro se edhe ti dardan molliqi i ke hajmalit shpi .e ti se din .? ??”, ka shkruar Burdushi në Facebook.

Hysri Peqani – ‘Burdushi’, ka qenë i arrestuar për mashtrim dhe aktualisht është në masën e mbrojtjes në liri. /Insadjeri.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz