back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeRikthimi i vizave nga Holanda, reagon Meta: Akt i paprecedent, nuk ka...

Rikthimi i vizave nga Holanda, reagon Meta: Akt i paprecedent, nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Presidenti i vendit Ilir Meta e quan një akt të paprecedent dhe një këmbanë alarmi vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, Meta u shpreh se ky akt nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, ndaj kërkoi që ky vendim të marrë reflektimin e duhur dhe të jepen mesazhe efektive në luftën kundër krimit të organizuar.

‘Akti i Parlamentit holandez është i paprecedent. Në dijenin time nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër. Është një këmbanë alarmi për të gjithë ne për të reflektuar dhe të japim mesazhe më efektive në luftën kundër krimit të organizuar. Duhet të punojmë sa më ngushtë me KE dhe vendet anëtare që të mos kemi një rast tjetër si rasti i Holandës pasi do të krijohej një përceptim i rëndë për vendin tonë. Nuk besoj se ky rast do të kalojë në një vendim tjetër që të cënojë lëvuzijen e vendet e tjera. Përderisa kjo ndodhi në Holandë nuk përjashtohet që mund të ndodhi dhe në ndonjë vend tjetër’, u shpreh Presidenti Meta në RTSH.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz