BallinaRegjionaleKy është biznesmeni që e bleu Llamkosin

Ky është biznesmeni që e bleu Llamkosin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Biznesmeni nga Vushtrria Shaip Mikullovci që nga sot është pronar legjitim i ndërmarrjes Llamkos.

Burime të GazetaBlic kanë thënë se pronari tashmë i kësaj ndërmarrje që ishte në falimentim e sipër është Mikullovci, i cili posedon edhe një rrjet të madh marketesh në vend.

Ndryshe në mbledhjen e 8 shkurtit, Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për çështje Ekonomike, kishte nisur procedurën e falimentimit të ndërmarrjes Llamkos, duke e udhëzuar administratorin e falimentimit ta organizojë shitjen përmes ankandit publik. 4.8 milionë euro ishte çmimi minimal për asetet e fabrikës Llamkos në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje.

Në ankandin publik që u mbajt sot (e hënë), kjo kompani është shitur për 6 milionë euro. Punëtorët shpresojnë të mos i ndryshohet destinimi, ku lidhur me këtë ka reaguar edhe Sindikata e Llamkosit.

Kryetari i sindikatës, Ragip Hasani, ka thënë për Telegrafin se është premtuar se do të vazhdoj po me të njëjtin aktivitet.

U shit sot për 6 milionë euro te kompania Emona shpk. Gjithmonë kemi menduar se e merr një kompani që punon me atë drejtim. Është premtuar se do të vazhdoj në këtë drejtim, por çfarë do të bëhet një Zot e di. E kemi nijet që brenda javës me i informuar të gjithë”, tha Hasani.

Ndryshe, privatizimi i fabrikës Llamkos kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 dhe kjo ndërmarrje ka mbetur në proces të falimentimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz