back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeFlet më në fund Glauk Konjufca: Tregon nëse ka qenë në SHIK....

Flet më në fund Glauk Konjufca: Tregon nëse ka qenë në SHIK. Thotë se Aida ka qenë në SHIK

Të ngjajshme

KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani, jep detaje

KFOR-i është deklaruar për takimin lamturmirës të komandantit të...

Tjetër supergol nga Calhanoglu në derbi Juventus-Inter, barazohet rezultati

Skuadra e Interit ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Dardan Cena shpallet kampion ballkanik, fiton medaljen e artë

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena,...

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka akuzuar ish-kolegen e tij partiake, tani deputete e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, se dikur ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, i njohur gjerësisht si SHIK.

Konjufca, i cili vetë u përball me akuza nga ish-kolegu i tij partiak, tani deputet i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, se ka qenë pjesëtar i SHIK’ut, ka thënë se Dërguti ka qëndruar një kohë të shkurtër në këtë organizëm.

“Prej të gjithëve në Kryesinë e VV’së, e kemi ditur se vetëm një anëtare ka qenë një kohë të shkurtër në SHIK”, ka deklaruar Konjufca në “Interaktiv” të KTV’së.

“Ajo është Aida Dërguti, kolegia e Dardan Molliqajt”, shtoi ai. “Ajo vete e ka pranuar, e më duket se e ka thëne edhe në media”.

Glauk Konjufca në këtë intervistë ka mohuar se ka qenë vetë ndonjëherë në SHIK.

“Po të kisha qenë në SHIK, unë do ta pranoja”, ka thënë ai.

“Unë jam prej deputetëve që kam kërkuar hetimin e SHIK’ut. Unë kërkoj qe t’i publikojne krejt dokumentet e kësaj organizate. Krejt dokumentet”, ka thënë Glauk Konjufca.

“Aida Dërguti, në një forme, ma ka shprehur keqardhjen e saj për krejt këto që po ndodhin, duke pasur parasysh se çfarë beteja kemi si vend”, tha Konjufca, kur u pyet se çfarë i ka thënë Dërguti për akuzat e Molliqajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz