back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSkenderaj, a u sulmua nga përkrahësit e Bekim Jasharit? Flet Alban Berisha

Skenderaj, a u sulmua nga përkrahësit e Bekim Jasharit? Flet Alban Berisha

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kryetari i të rinjve në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Alban Berisha, ka folur për përleshjet fizike që u raportuan të kenë ndodhur sot, në një nëndegë të kësaj partie, në fshatin Klinë e Epërme.

Berisha, në një prononcim për Gazetën Express, ka mohuar se ka pasur përleshje fizike. Ai ka thënë se janë shkëmbyer vetëm ofendime.

“E vërtetë, ka pasur ofendime, jo përleshje. Vetëm ofendime”, ka thënë Berisha për Gazetën Express.

Berisha ka bërë të ditur se procesi i brendshëm zgjedhor i kësaj nëndege është shtyrë për një datë të pacaktuar. “I kemi shtyrë zgjedhjet për një ditë tjetër”, ka deklaruar ai.

Jashari ka deklaruar se nuk është në dijeni për zhvillimet në fjalë. Po ashtu, për këtë problem nuk kanë folur as Sami Lushtaku e as Nuredin Lushtaku.

Nuk dihet nëse rasti është raportuar në Polici. Zyra për informim e Policisë s’ka qenë e qasshme këtë të diel. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz