back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagon Iniciativa Qytetare për Drenasin

Reagon Iniciativa Qytetare për Drenasin

Të ngjajshme

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngritur padi ndaj asamblistit, Petrit Gashi, për shpifje ndaj tij, raporton Drenicapress

Sipas Lladrovcit, asamblisti Gashi ka shpifur duke thënë se i ka bërë presion për largim nga vendi i punës një punëtore në komunën e Drenasit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i asamblistit Petrit Gashi. Gashi ka thënë se presioni i Lladrovcit nuk mund ta detyrojë të lëshoj Kosovën, ngase qytetarët e Drenasit, nuk mund t’i lë nën sundimin autokratik të Lladrovcit!

Ka reaguar edhe Iniciativa Qytetare e Drenasit, e cila nëpërmjet një komunikate për media është thellë e shqetësuar për presionin që është duke ju bërë asamblistit Petrit Gashi nga Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci pas denoncimit publik që i ka bërë në rastin e vendimeve të paligjshme dhe presionit që i është bërë njërës nga zyrtaret komunale për largimin nga vendi i saj i punës.

Për më tepër lexojeni pa ndërhyrje Komunikatën për media nga Iniciativa Qytetare për Drenasin:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

INICIATIVA QYTETARE PËR DRENASIN është thellë e shqetësuar për presionin që është duke ju bërë asamblistit z.Petrit Gashi nga Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci pas denoncimit publik që i ka bërë në rastin e vendimeve të paligjshme dhe presionit që i është bërë njërës nga zyrtaret komunale për largimin nga vendi i saj i punës.

IQD i bënë me dije z.Lladrovci se presioni, shantazhi dhe Pazaret e natës nuk janë mjete për të luftuar Opozitën ne Drenas, sepse ne konsiderojmë se Opozita është vlere për një demokraci të konsoliduar për një shtet normal qe aspiron vlera evropiane. Mentaliteti prapanik, autoritar dhe me elemente presion nuk do të na detyroj të heshtim për keqqeverisjen dhe për frikësimin që z.Lladrovci ka instaluar në Drenas.

Vendosja e një takse në mënyre të paligjshme 550 mije euro një biznesi në Drenas të cilin e detyroj të mbyllej, mbyllja e shkollave në mënyre të paligjshme, presioni dhe shantazhi ndaj aktivistet së kamotshme znj.Zahrije Podrimqaku, shkeljen e të drejtave të punëtorëve të administratës, punësimet klinetele e familjare të tij etj nuk mund të na kalonin para syve pa i denoncuar, prandaj mendoj se z.Petrit Gashi duhet falënderuar në vend të presionit që është duke i bërë.

Ne i bëjmë thirrje z.Lladrovci që të ndal këtë represion ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe, ndaj atyre që denoncojnë keqqeverisjen e tij dhe ftojmë institucionet gjegjëse që të kthejnë kokën nga Drenasi dhe keqqeverisja e sistemi autoritar që është instaluar ketu.

IQD është në mbështetje të z.Gashi i cili çdo ditë e me shumë po e arsyeton votën dhe mbështetjen që ka pasur në zgjedhjet e fundit, gjithashtu i ftojmë gjithë përfaqësuesit në Kuvendin Komunal në Drenas të të gjitha partive politike që mos të lejojnë që ekzekutivi nën qeverisjen e z.Lladrovci ta uzurpoje fjalën e lire dhe të drejtë. Kuvendi ëëhstë për të kontrolluar ekzekutivin andaj lufta speciale e z.Lladrovci kundër opozitareve është luftë për të Kthyer Drenasin në vitet ’90-ta ku fjala e lire dhe e drejtë dënohej me burg dhe me eliminim.

IQD dënon aktet e tmerrshme diskriminuese të kryetarit me anë të presionit ndaj administratës në Drenas, ndaj qytetarëve, ndaj asamblistëve dhe atyre që luftojnë keqqeverisjen, dhe ftojmë edhe të tjerët që janë pro demokracisë dhe luftimit të sistemit autoritar në Drenas që ti bashkohen z.Gashi.

Zyra për Informim e IQD-së – Drenas

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz