Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngritur padi ndaj asamblistit, Petrit Gashi, raporton Drenicapress
Sipas Lladrovcit, asamblisti Gashi ka shpifur duke thënë se i ka bërë presion për largim nga vendi i punës një punëtore në komunën sw Drenasit.
Për më tepër shikojeni padinë që e ka postuar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i Lladrovcit:
Kam deponuar padi kundër asamblistit Petrit Gashi dhe pres që çështja të marrë vendim meritor me vendim gjyqi.
Rrena, shpifja dhe mashtrimi, janë të denueshme në vendin tonë!


