BallinaSportPërleshje me grushte në stërvitjen e Bayern Munichut mes Lewandowskit dhe Comanit

Përleshje me grushte në stërvitjen e Bayern Munichut mes Lewandowskit dhe Comanit

Të ngjajshme

Orav: Kapitulli i masave ndëshkuese ka përfunduar

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

E dhimbshme: Vdes gruaja që ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përfshirë në një përleshje mes vete në stërvitjen e Bayern Munichut të enjten.

Bild raporton se sulmuesi polak dhe anësori francez u përleshen me grushte në një seancë stërvitore të mbyllur për media, përcjell Gazeta Express.

Sipas gazetës gjermane, Lewandowski dhe Coman shkëmbyen fjalë para se të fillonin përleshjen me grushte, e cila u ndërpre falë reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve të tyre.

Derisa po i ushtronin pozicionet në fund të stërvitjes së mëngjesit, Lewandowski i kishte thënë diçka Comanin, që e kishte tërbuar atë. Më pas nisi një fjalosje e nxehtë, para se situata të përshkallëzohej në grushte.

Bild shkruan se ata e goditen njëri-tjetrin në fytyrë.

Mbrojtësit Niklas Sule dhe Jerome Boateng kanë reaguar duke i ndarë ata, edhe pse edhe atyre i është dashur ndihmë për ta ndërprerë përleshjen. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz