BallinaLajmeGruaja që la katër fëmijët dhe iu bashkua UÇK’së në luftë, flet...

Gruaja që la katër fëmijët dhe iu bashkua UÇK’së në luftë, flet burri i saj: Më tha mos ma prish qefin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Erdhi 9 prilli i 20’të dhe Albani vjen te vendi që gjithmonë i sjell dhimbje.

Te ky varr mes dëshmorësh, 28 vjeçari kujton nënën e tij, Mukadeze Lika Muhaxheri që u vra si luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Malli për të ëmën që e la 8 vjet e tri motrat e tij, shtohet çdo herë.

“Është një nënë që ka lënë katër fëmijë. Kontributi i saj çdo herë pa dyshim që çmohet lart”.

Me plot dhimbje e dashuri për ushtaren e tij që e la të ve me katër fëmijë e kujton edhe Agim Muhaxheri.

“Është vrarë në atë shtëpi”, thotë ai, derisa e shikon vendin ku ra dëshmore gruaja e tij.

Ai tregon se si ajo kishte marrë vendim për t’u bërë pjesë e Ushtrisë, ani pse bashkë me katër fëmijët kishin mësyrë Maqedoninë, për të ikur nga vendi.

“Ndërkohë tha po vi edhe unë dhe fëmijët u gëzuan t’u thanë që po vjen edhe mami. Por në moment është ndal, dhe tha mos ma prish qefin Agim”, kujton ai.

E largësia ia bëri Agimit më të madhe dhimbjen kur dëgjoi për vdekjen e saj.

Ajo ishte edhe ekonomiste.

“Kanë thanë mas pari zoti t’i merr mendtë dhe takatin, se unë nuk e kisha lënë kurrë. E kisha ngreh deri në Shkup, por ja që ndodhi” thotë ai.

Tani pas 20 viteve, familja është krenare me veprën e saj dhe shpirtin luftarak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz