BallinaLajmeTahiri: Vrasja e Ilir Zeqirit, goditje e rëndë për shtetin e së...

Tahiri: Vrasja e Ilir Zeqirit, goditje e rëndë për shtetin e së drejtës që po përpiqemi ta fuqizojmë

Të ngjajshme

Nxehet Fjolla Morina, shfaqet provokuese në Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina vazhdon të jetë...

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare themeluesi historik i Lega-s, Umberto Bossi

Umberto Bossi, themeluesi historik i Lega-s, ka ndërruar jetë...

Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike

Këshilli i Madh i Gjenevës ka miratuar një ligj...

Elineli dhe Ya Nina publikon këngën “S’jem pa”

Dy artistët e njohur, Elineli dhe Ya Nina kanë...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dënuar vrasjen mizore të Ilir Zeqirit në Skenderaj.

“Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skënderaj. Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë”, ka thënë Tahiri.

Në komunikatën me reagim të tij, Tahiri thotë se i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë.

“Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan”, thotë tutje ministri Tahiri.

Kujtojmë se i ndjeri Ilir Zeqiri, u dogj në lagjen “Braha” të fshatit Prekaz i Epërm i Skënderajt në veturën e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz