BallinaLajmeVrasja e Donjeta Pajazitaj, familja e saj largohet nga fshati

Vrasja e Donjeta Pajazitaj, familja e saj largohet nga fshati

Të ngjajshme

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Familja e Donjeta Pajazitaj nuk do të jetojë më në fshatin Strellc të Deçanit pas vrasjes së saj. Ata lëshuan vendin pasi Gjykata e la fillimisht të lirë, para se t’i jepej dënimi për burgim të përjetshëm.

Vëllai i Donjetës, Shkëlqim Pajazitaj, ka thënë për Klan Kosovën se po kanë presion edhe nga Pleqëria e fshatit që ata t’ia japin besën familjes së Naserit.

“Pas vendimit të Gjykatës, pleqnarët kanë ardhë dhe e lypshin besën prej neve për familjen e tij që mos me u hakmarrë. Kanuni thotë që në kësi raste duhet të largohet familja e dorasit, por pleqnarët nuk e kanë respektuar këtë rregull sepse Naseri i ka dy fëmijë të vegjël dhe neve na kanë bërë presion që ja t’ia japim besën, ja të pajtohemi”, ka thënë Pajazitaj.

“Tash jemi duke jetuar në Pejë në një banesë me qera. Pleqnarët e dinë mirë se kush është dashur të largohet, për shkak se ne i kemi shtëpitë shumë afër njëri-tjetrit”.

Donjeta Pajazitaj u vra në bjeshkët e Strellcit, ndërsa vrasësi i saj mori dënimin maksimal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz