back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportKastriot Rexha lider i golashënuesve, ja top 10 realizatorët më efikas në...

Kastriot Rexha lider i golashënuesve, ja top 10 realizatorët më efikas në Ipko Superligë

Të ngjajshme

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha vazhdon të kryesojë emëroren e golashënuesve më të mirë edhe pas javës së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Rexha realizoi dy gola në duelin e kësaj xhiro të cilin “industrialistët” e triumfuan 4-0 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren.

Prapa Rexhës vije mesfushori ofansiv i Prishtinës Meriton Korenica, i cili u ndal në vetëm një gol këtë javë, teksa shënoi përballë Ferizajt në fitoren prej 2-0 të kryeqytetasve në udhëtim.

Foto: fc prishtina.com

Në listën e goleadorëve të ngushtë është futur edhe sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, i cili realizoi dy gola në këtë xhiro në fitoren e kuqezinjëve përballë Trepçës ’89.

Foto: Sefer Aliqkaj

Top 10 golashënuesit më të mirë në Ipko Superligë pas javës së 26-të:

1. Kastriot Rexha (Feronikeli) – 14 gola
2. Meriton Korenica (Prishtina) – 11 gola
3. Alban Shillova (Flamurtari) – 10 gola
4. Festim Alidema (Llapi) – 10 gola
5. Kyrian Nwabueze (Drita) – 8 gola
6. Betim Haxhimusa (Drita) – 8 gola
7. Kreshnik Uka (Drenica) – 8 gola
8. Mendurim Hoti (Feronikeli) – 8 gola
9. Ahmed Januzi (Llapi) – 8 gola
10. Wilber Perez (Gjilani – 6 gola

/Gazeta Sheshi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz