BallinaSportIsh-futbollisti i Kosovës nuk ia del në Japoni, rikthehet në Australi

Ish-futbollisti i Kosovës nuk ia del në Japoni, rikthehet në Australi

Të ngjajshme

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Sulmuesi kosovar Besart Berisha nuk po ia del të depërtojë në futbollin e Japonisë dhe me shumë mundësi do të kthehet në Australi.

Kështu ka raportuar të hënën sajti i njohur Goal.com. Berisha tashmë zyrtarisht është shtetas i Australisëdhe ky fakt hap rrugën për kthim të tij në Australi.

Ai tashmë llogaritet lojtar vendor atje. Javën e kaluar Berisha ka marrë zyrtarisht dokumentacionet e Australisë.

33-vjeçari është nën kontratë te skuadra Sanfrecce Hiroshima, por nuk ka luajtur asnjë minutë në vitin 2019.

Ai nuk është në skuadër për Ligën e Kampionëve të Azisë, kështu që mund të vendosë për kthim në kampionatin ku ka pasur suksese shumë të mëdha.

Sipas ‘Goal’, janë disa skuadra që mund ta ofrojnë Berishën, që ka shkruar histori në Australi.

Ai ka fituar shumë tituj me Brisbane Roar e Melbourne Victory, ndërsa ka vendosur shumë rekorde që pritet të qëndrojnë gjatë në A-League.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz