back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për falsifikim të Çertifikatave të Statusit të Veteranit të...

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të Çertifikatave të Statusit të Veteranit të UÇK-së

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Me datë 06.02.2019, Policia ka pranuar një informatë lidhur me disa persona të cilët dyshohej se i kanë falsifikuar Çertifikatat e Statusit të Veteranit të UÇK-së, me arsyetimin se kanë qenë Ushtarë të UÇK-së.

Rasti është Iniciuar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (DHKEK) për dyshim të bazuar për Veprën Penale “Falsifikim i Dokumentit” dhe “Mashtrim”, lëndë e cila është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Në lidhje me rastin me datë 14.03.2019 janë arrestuar tre persona, ndërsa në bazë të autorizimit ligjor është kërkuar që të zhvillohen veprime të mëtutjeshme hetimore.

Me datë 08.04.2019, pas hetimeve profesionale nga Policia e Kosovës është intervistuar një person i dyshuar me inicialet (L.D.) dhe me Aktvendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë, për Veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” e sanksionuar nga Neni 398 dhe” Mashtrim” e sanksionuar nga Neni 335 i KPRKS-së, thuhet në njoftim të policisë.

Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprime hetimore në vazhdimësi, sepse ekziston dyshim i arsyeshëm se mund të ketë edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast. /Ballkani.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz