Kryetari Lladrovci priti në një takim komandanten e re të Stacionit Policor të Drenasit, kapitene Feime Bajrami, në shoqërimin e komandantit të deritanishëm, kapiten Bashkim Bytyqi, toger Liman Tahiri dhe pjesëtarëve tjerë të policisë nga Stacioni Policor i Drenasit të cilët bënë një vizitë kortezie në komunën tonë.
Në takim, Kryetari Lladrovci falënderoi komandantin Bytyqi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i uroi punë të mbarë në detyrën e re të komandantit të Stacionit Policor të Lipjanit.
Gjithashtu u diskutua edhe për situatën e tanishme të sigurisë dhe u shpreh gatishmëria që bashkëpunimi i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të përforcimit të sigurisë si interes parësor i të gjithëve.