back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKQZ-ja filloi organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për këto komuna

KQZ-ja filloi organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për këto komuna

Të ngjajshme

Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia...

​Dhunë psikike ndaj nënë së vet, arrestohet një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të...

Dalin pamjet, 76 vjeçari në Durrës tenton ta eliminoi bashkëshorten me shkop të drurit

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në...

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në fillim të mbledhjes kryetarja Daka bëri të ditur se gjatë ditës së sotme (8 prill 2019) Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka shpallur Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Në përmbushje të detyrave kushtetuese dhe ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me përgatitjet e zgjedhjeve në këto komuna. Në mbledhjen e së hënës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në këto katër komuna, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.

Disa nga afatet kohore janë si në vijim:

  • Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë me datë 9 prill dhe do të përfundoj me datë 18 prill 2019;
  • Certifikimit dhe publikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet me datë 22 prill 2019;
  • Hedhja e shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet me datë 28 prill 2019;
  • Afati i fundit për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë është data 12 prill 2019;
  • Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë me datë 13 maj dhe do të përfundojnë me datë 17 maj 2019;
  • Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë me datë 9 prill 2019 dhe do të përfundoj me datë 12 maj 2019;
  • Emërimet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) do të bëhet me datë 15 prill 2019;
  • Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë me datë 25 prill dhe do të përfundoj me datë 30 prill 2019;
  • Aplikimi për regjistrim si votues me nevoja të veçanta do të fillojë me datë 9 maj dhe do të përfundoj me datë 13 maj 2019;
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz