BallinaSportRenditja e plotë pas javës 26-të në Ipko Superligë

Renditja e plotë pas javës 26-të në Ipko Superligë

Të ngjajshme

Skuadra e Prishtinës ka fituar në udhëtim ndaj Ferizajit, ashtu sikurse Feronikeli në ndeshjen ndaj Lirisë.

Prishtina ka mposhtur Ferizajin me rezultatin 0-2, kurse Feronikeli ka deklasuar Lirinë me rezultatin 0-4, përcjell GazetaBlic.

Meriton Korenica në minutën e 27’të të ballafaqimit, dhe Armend Thaçit me perlën nga fauli në minutën e 80’të i siguruan fitoren kryeqytetasve.

Në anën tjetër, dy golat e Kastriot Rexhës, një i Mevlan Zekës dhe një i Dabiqajt i mundësuan ‘Niklit’ fitoren në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

Feronikeli mbetet lider në Superligë me 62 pikë – tri më shumë se Prishtina që ndodhet në vendin e dytë.

Ferizaj mbetet në vendin e 10’të me 25 pikë, një më shumë se Liria që pozicionohet në pozitën e 11’të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz