back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAKR’së nuk i pengon Bahtiri si protagonist në Vetëvendosje

AKR’së nuk i pengon Bahtiri si protagonist në Vetëvendosje

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me organizim të tubimeve me qytetarë kundër koalicionit qeverisës me parullën “PANhajnia” që kanë synim rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Paraqitjet spektakolare të kreut të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, nëpër tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, zyrtarë të AKR’së po i shohin si personale dhe në suaza të demokracisë. Sipas zyrtarëve të AKR’së, pjesëmarrjet e Bahtirit në tubimet e partive opozitare nuk e përçajnë koalicionin qeverisës.

Kështu ka deklaruar të hënën për Express, Rrahim Pacolli, sekretari organizativ në AKR. “Zoti Bahtiri në tubimet e tilla merr pjesë si individ. Neve nuk na pengon që ai të marrë pjesë në tubime tjera partiake. Jemi në demokraci”, ka deklaruar Pacolli për Express.

Por kreu aktual i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, nga foltorja kundër ‘PANhajnisë’, dje deklaroi se Albin Kurti duhet të jetë në krye të Kosovës dhe se populli duhet ta mbështesë atë. Por, as këto deklarata nuk po i duken partiake, bashkëpartiakëve të Bahtirit, pra zyrtarëve të AKR’së. Për këtë punë Rrahim Pacolli, deklaron se askush nuk mund ta lëkundë koalicionin PAN. “Koalicioni po funksionon në rregull. PAN po funksionon në rregull”, deklaroi Pacolli.

Edhe një zyrtar tjetër i AKR’së, nënkryetari i kësaj partie Fatmir Matoshi ka deklaruar se Bahtiri nuk e ka përfaqësuar AKR’në në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, duke shtuar se Bahtiri ka mundur të marrë pjesë vetëm në emër të tij.

Por, si lindi simpatia e Bahtirit për Lëvizjen Vetëvendosje?

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në nëntor të 2017’ës, Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e kishte përkrahur nënkryetarin e AKR-së në zgjedhjet lokale për kryetar të Mitrovicës. Dy muaj pasi Bahtiri dhe AKR në shtator të 2017 kishin bërë koalicion me PAN-in.

Kurti atëbotë kishte bërë thirrje që në raundin e dytë të votohet Agim Bahtiri si i duhuri për Mitrovicën që do ta “shkulë” PDK’në dhe SHIK’un nga qyteti i minatorëve. Bahtiri fitoi zgjedhjet lokale kundër PDK’së, të cilëve iu shpalli “luftë” në Mitrovicë dhe u zgjedh kryetar i qytetit me përkrahjen e VV’së. Megjithatë, i njëjti vazhdoi shoqërimin me zyrtarë të lartë të PDK-së. Para disa muajve ka qarkulluar një fotografi e Bahtirit duke darkuar me kryetarin e PDK-së përkatësisht kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, të shoqëruar edhe nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu.

Bahtiri vazhdimisht ka shprehur përkrahje dhe simpati për liderin e Vetëvendosjes, i cili shihet si kundërshtari më i madh i PDK-së dhe i këtij koalicion qeverisës. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz