BallinaLajmeLigji që ndalon lojërat e fatit shkon në dorë të Presidentit

Ligji që ndalon lojërat e fatit shkon në dorë të Presidentit

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pranuar sot nga Kuvendi i Kosovës, Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Kjo u konfirmua për Indeksonline nga Zyra për Informim e Presidencës së Kosovës.

Tutje u theksua se Ligji në fjalë është pranuar sot dhe që shqyrtimi i tij për t’u dekretuar do të bëhet brenda tetë ditëve, siç njihet edhe afati ligjor.

“Zyra e Presidentit sot ka pranuar Ligjin nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit nga Kuvendi i Kosovës. Afati ligjor për shqyrtimin e tij është tetë ditë”, u tha në përgjigjen e Presidencës.

Ndryshe më 22 mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndalohen të gjitha Lojërat e Fatit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pati bërë të ditur se do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

E pak ditë më vonë, saktësisht më 28 mars deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro-ndalimit të kësaj veprimtarie në vend.

Pro votimit ishin gjithsej 69 deputetë, sa edhe ishin tërësisht të pranishëm në këtë sallë.

Vendimi për shfuqizimin e ligjit të mëparshëm erdhi pasi brenda pak ditëve në vend ndodhen vrasje të të rinjve, të dyja në kazino.

Njëri nga ta po punonte në një kazino në Suharekë, kurse tjetri në një kazino në Lipjan.

Të shqetësuar u shprehën qytetarë të shumtë, familjarë të viktimave por edhe përfaqësues institucionesh të cilët kërkuan që krerët e vendit të ndërmarrin masa për shfuqizim e ligjit të mëhershëm për Lojërat e Fatit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz