back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKy është numri i biznesmenëve që po hetohen nga Prokuroria për Lojëra...

Ky është numri i biznesmenëve që po hetohen nga Prokuroria për Lojëra e Fatit në Kosovë

Të ngjajshme

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Analisti i ekonomisë paralajmëron rritje të çmimeve me ardhjen e mërgatës në Kosovë

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka paralajmëruar se vendi...

17 pronarë të bizneseve të lojërave të fatit janë nën hetim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të organizimit të paligjshëm të bixhozit, shmangies nga tatimi dhe kontrabandimi i mallrave.

Më 20 mars të këtij viti – vetëm dy ditë para se Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit të miratohej në mbledhjen e Qeverisë – kanë nisur hetimet ndaj pronarëve të lojërave të fatit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20.03.2019, ka marr aktvendim për fillim të hetimeve ndaj 17 personave të dyshuar, pronar të bizneseve të lojërave të fatit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale: – Organizimi  i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm; – Shmangia nga Tatimi  dhe – Kontrabandimi i Mallrave”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë.

 

 

Mësohet se dy ditë para se Qeveria e Kosovës të miratonte Projekt-Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit më 22 mars, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nisi hetime ndaj pronarëve të lojërave të fatit.

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk i ka nisur hetimet në periudhën e fund vitit të kaluar, por vetëm dy ditë para se të bastiseshin qindra lokale të lojërave të fatit, kanë konfirmuar nga Prokuroria e Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Hekrem Lutfiu i ka thënë se bastisja e qindra lokaleve të lojërave të fatit më 22 mars, ka ardhur me urdhër të Gjykatës në të njëjtën ditë kur ishin bastisur lokalet – më 22 mars.

“Më 22.03.2019, sipas kërkesës së PSRK nga ana e Gjyqtarit të procedurës paraprake, është lëshuar urdhër për kontroll të lokaleve të këtyre bizneseve me ç’rast edhe Policia e Kosovës së bashku me prestarët e Doganave të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë realizuar urdhër kontrollin me ç’rast edhe nga zyrtarët e ATK-së, është bërë mbyllja – shiritimi i lokaleve në fjalë”, ka thënë Lutfiu në një përgjigje me shkrim për Insajderin.

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit më 26 mars të këtij viti, pasi katër ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar i njëjti ligj nga kabineti qeveritar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz