back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeIdentiteti dhe gjendja shëndetësore e personit që e zuri dheu në vendin...

Identiteti dhe gjendja shëndetësore e personit që e zuri dheu në vendin e punës në Prishtinë (FOTO)

Të ngjajshme

Gjatë ditës së sotme në lagjen ‘Arbëria ‘ një punëtor gjersa ishte duke punuar në një kanal, është aksidentuar nga rrëshqitja e dheut.

Punëtori i zënë nën dhe është Fehmi Bajrami, 35 vjeçar nga fshati Hajvali, baba i tre fëmijëve.

Indeksonline ka kontaktuar me vëllain e tij, Bekim Bajrami i cili ka treguar për gjendjen e Fehmiut.

Ai ka thënë se vëllau i tij për momentin është në koma dhe në rrezik për jetë.

Tutje, Bekimi ka treguar që Fehmiu ka qëndruar nën dhe 30 minuta dhe si pasojë e kësaj, ai ka pësuar ndrydhje në mushkëri dhe dëmtime në kokë.  Është dashur intervenimi i një bageri për ta nxjerrë 35 vjeçarin.

Fehmi Bajrami për momentin gjendët në repartin e emergjencës në QKUK./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz