back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKy është njeriu që u gjet i vdekur sot tek Ibri, ishte...

Ky është njeriu që u gjet i vdekur sot tek Ibri, ishte 52 vjeçar

Të ngjajshme

Pasditen e sotme një trup i pajetë u gjet në afërsi të lumit Ibër, pikërisht në pjesën tek “Tre rrokaqiejt”, vend i banuar me shumicë shqiptare.

Reporteri.net mëson se trupi i pajetë është identifikuar, pas shumë vështirësive meqë nuk i ishin gjetur dokumente, është i një 52 vjeçari që quhet Agim Gushani.

Siç mëson Reporteri.net nga burime brenda Policisë, viktima i përkiste komunitetit rom, dhe dyshohet se vdiq nga mbidoza e narkotikëve.

Ndërkohë, Policia zyrtarisht deri tani nuk ka dhënë shumë detaje, përveç që kanë konfirmuar gjetjen e trupit dhe dërgimin e tij për Obduksion. Besim Hoti më herët nuk ka hapur telefonin për gazetën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz