Pasditen e sotme një trup i pajetë u gjet në afërsi të lumit Ibër, pikërisht në pjesën tek “Tre rrokaqiejt”, vend i banuar me shumicë shqiptare.
Reporteri.net mëson se trupi i pajetë është identifikuar, pas shumë vështirësive meqë nuk i ishin gjetur dokumente, është i një 52 vjeçari që quhet Agim Gushani.
Siç mëson Reporteri.net nga burime brenda Policisë, viktima i përkiste komunitetit rom, dhe dyshohet se vdiq nga mbidoza e narkotikëve.
Ndërkohë, Policia zyrtarisht deri tani nuk ka dhënë shumë detaje, përveç që kanë konfirmuar gjetjen e trupit dhe dërgimin e tij për Obduksion. Besim Hoti më herët nuk ka hapur telefonin për gazetën.
Sidoqoftë, Reporteri.net më herët publikoi pamje të momentit kur trupi u nxor nga pjesa afër lumit Ibër, që është një moçalishte.