BallinaRegjionaleLajmi i Fundit: Arrestohet një person i dyshuar që vrau Florent Ahmetajn...

Lajmi i Fundit: Arrestohet një person i dyshuar që vrau Florent Ahmetajn nga Rezalla e Skenderajt

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 36-vjeçarit, Florent Ahmetaj nga fshati Rezallë i Komunës së Skenderajt, i cili u vra në një kazino në Komunën e Lipjanit më 20 mars.

Policia ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen që ndodhi në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

“Po, është e vërtetë që është arrestuar i dyshuari për këtë rast”, ka thënë për Insajderin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

Në orët e vona të mbrëmjes së 20 marsit 36-vjeçari, Florent Ahmetaj u qëllua për vdekje me armë zjarri në vendin e tij të punës – në një kazino në Lipjan.

Rasti i vrasjes së Ahmetajt dhe një rast tjetër vrasjeje që ndodhi në një kazino muajin e kaluar, shtyn deputetët e Kosovës të miratonin një Ligj të ri për Lojërat e Fatit, përmes të cilit janë ndaluar aktivitetet e lojërave të fatit në tërë vendin. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz