back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRrGK dhe Lobi në përkrahje të Zahrie Podrimqakut, Lladrovci deshi ta zëvendësonte...

RrGK dhe Lobi në përkrahje të Zahrie Podrimqakut, Lladrovci deshi ta zëvendësonte me nusen e djalit të motrës së tij

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) përmes këtij reagimi shprehin shqetësim të thellë në lidhje me trajtimin e padrejtë dhe presionin që po i bëhet Zahrie Podrimqaku-Subashit, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtare për Barazi Gjinore (ZBGJ) dhe Mundësi të Barabarta (MB) në Drenas nga Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Presioni për ta larguar/degraduar nga puna Podrimqaku-Subashin ka filluar që nga ardhja e Lladrovcit në krye të Komunës, kurse ka kulmuar në janar të këtij viti- kur Kryetari i Komunës personalisht ka thirrur atë në zyrë për t’i bërë presion që të largohet nga vendi i punës, kundërligjshëm dhe duke mos respektuar ligjet e rekrutimit dhe të transferimit. Presionin ndaj saj Lladrovci e ka ushtruar me qëllim që në pozitën e Podrimqaku-Subashit ta vendosë nusen e djalit të motrës së tij.

Pas mediatizmit të rastit, kryetari Lladrovci me datën 01.03.2019 merr vendim për transferim të përkohshëm të Podrimqaku-Subashit në pozitën; Shefe e shërbimeve të Kuvendit në të njëjtën kategori funksionale. Vendim ky i cili u kundërshtua nga Podrimqaku-Subashi, duke pasur për bazë ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. Ndër arsyet e refuzimit Podrimqaku-Subashi përmend se transferimi i saj është “i qëllimshëm, i paarsyetuar, pa afat kohor, i dhunshëm dhe i detyruar”.

RrGK dhe Lobi duke kujtuar punën dhe aktivizmin e Podrimqaku-Subashit në mbrojten e të drejtave të njeriut e me theks të veçantë të drejtat e grave, kontribut i cili prek të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar vendi, përmes këtij reagimi shpreh përkrahje të parezervë për Podrimqaku-Subashin. Për më tepër kërkon nga Komuna e Drenasit, por edhe institucionet e tjera relevante që të ndërpritet presioni ndaj Podrimqaku-Subashit dhe t’i lejohet hapësira e merituar në ushtrimin e funksionit publik në të mirë të qytetarëve, ashtu siç Podrimqaku-Subashi ka vepruar deri më tani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz