BallinaLajme5 të arrestuar për ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

5 të arrestuar për ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Me datë 28 mars 2019 Policia e Kosovës, konkretisht njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka pranuar informatën se një lokal i lojërave të fatit është duke ushtruar veprimtarinë e saj edhe përkundër faktit së ishte mbyllur ditë më parë.

Si rezultat i operacionit policor të realizuar ditë më parë, lokali i lartëcekur i cili ndodhet afër rrethit të QMI-së, saktësisht tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së.

Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente, të cilët kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit.

Lidhur me rastin të dyshuarit e arrestuar janë :

A.Q – 1982     M/SH/K

B.S   – 1965     M/SH/K

Xh.I – 1979     M/SH/K

N.C  – 1979     M/SH/K

S.V   – 1981     M/SH/K

Në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së, lokali është ri-mbyllur.

Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz