BallinaRegjionaleDrenasPasi u mbyll, shkollës në Drenicë i thehen të gjithë xhamat |PAMJE

Pasi u mbyll, shkollës në Drenicë i thehen të gjithë xhamat |PAMJE

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Ndonëse u ndërtua për t’ua lehtësuar fëmijëve ecjet e gjata për të shkuar në mësim, shkolla fillore “Shotë Galica” në Abri të Epërme është mbyllur në muajin shtator të vitit që lam pas, derisa sot është në një gjendje të tmerrshme, transmeton Gazeta Metro.

Shkollës që u mbyll me arsyetimin e mungesës së buxhetit dhe nxënësve, i janë thyer të gjithë xhamat.

Në disa foto të sigurara nga Gazeta Metro, shihen xhama e thyer të klasave të shkollës.

E gjendje më e mirë nuk vërehet as brenda objektit, i cili është mbushur me mbeturina.

Sidoqoftë, mbylljen e shkollës, Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas e kishte arsyetuar duke thënë se mundësitë buxhetore janë të kufizuara

“Arsyeja është numri tepër i vogël i nxënësve, e mundësitë buxhetore janë të kufizuara. Arsye tjetër është se shpenzimet janë dyfish më të larta në krahasim me shkollën amë”, kishte thënë Tafil Halilaj, drejtor i DKA-së në Komunën e Drenasit.

E një vendim të tillë e kishin kundërshtuar fuqishëm prindësit dhe arsimtarët, të cilët ishin shprehur se kushtet në shkollë janë të mira.

Ndryshe, shkolla e ndërtuar 14 vite më parë u mbyll në muajin shtator të vitit që lam pas. Ndërsa, 100 nxënësit që vijonin mësimin aty, tani shkojnë në shkollën amë “Shotë Galica”, e cila gjendet 6 kilometra larg./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz