BallinaLajmeHaradinaj e shkarkon Zëvendësministren Vesna Mikic

Haradinaj e shkarkon Zëvendësministren Vesna Mikic

Të ngjajshme

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Arsenali përgatit kontratën e re për Artetan

Arsenal po përgatit një ofertë të re kontrate për...

Një ditë pas deklaratave të zëvendësmiinistres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, që NATO kishte kryer gjenocid ndaj serbëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim për ta liruar atë nga detyra duke thënë se ato deklarata janë gjuhë e urrejtjes.

Postimi i plotë:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq.

RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz