BallinaRegjionaleDrenasKy është nxënësi nga Drenasi që shpallet fituesi i tretë në Garën...

Ky është nxënësi nga Drenasi që shpallet fituesi i tretë në Garën “Eureka 6” për vitin 2019

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Gjimnazi “Hasan Nahi” në kuadër të Foncacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, e mbështetur nga Ministria e Arsimit, drejtoritë komunale të arsimit dhe shkollat fillore, kanë organizuar me sukses Garën e Inteligjencës “Eureka 6”, ku fitues për 2019 në vendin e tretë e mori Venis Morina, nxënës i klasës së nëntë (IX) nga SHFMU “Naim Frashëri” në Gllobar.

Faza e parë e Garës “Eureka 6”, u organizua më 15 dhjetor 2018 në 27 komuna në të njëjtën ditë dhe orë ku morën pjesë rreth 2000 nxënës të klasave të 9-ta nga mbarë Kosova.

Pas etapës së parë u zgjodhën 255 finalistë të cilët garuan më 23 mars 2019 në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” për etapën finale.

Medalje për 40 të parët në garën “Eureka 6” i motivoi edhe më shumë finalistët, 40 vendet e para u shpërblyen me medalje bronzi, argjendi e ari, 250 finalistët morën certifikatë të veçantë, kurse Venis Morina mori medaljen e artë si fitues i tretë ne këtë garë të inteligjencës.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci falënderon nxënësin Venis Morina për rezultatet e sjellura në shkollën e Drenasit dhe i uron suksese ne të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz